》Islami është absolutisht i vërtetë, por kjo nuk nënkupton se edhe ti që flet në emrin e tij mund të thuash gjithmonë të vërtetën.
》Islami si doktrinë nuk gabon, por kjo nuk nënkupton se unë dhe ti nuk gabojmë.
》Disa njerëz ju kundërshtojnë juve kur flisni për Islamin, por kjo nuk nënkupton se ato domosdoshmërisht kundërshtojnë Islamin. Ka shumë raste që e kanë me personalitetin dhe mënyrën e jetës tuaj, jo me Islamin.
——-
Pa e kuptuar një pjesë janë bërë sprovë, sepse e konsiderojnë veten si të pagabueshëm dhe perfekt sepse Islami është i tillë.
Nga: Hoxhë Vladimir Kera








