Islami është zgjidhja, por…

“Islami është zgjidhja, por jo Islami formal dhe as fetarizmi i pamjes së jashtme. Por, Islami në të vërtetën dhe esencën e tij;
Islami i dijes, punës dhe i moralit fisnik.
Islami i lirisë, demokracisë dhe i drejtësisë sociale.
Islami i të menduarit dhe i të vepruarit!
Kur injoranca kurejshite u grindën se kush do ta mbarte Gurin e Zi për ta vendosur në vendin e tij dhe gati sa nuk filloi konflikti, atyre iu shfaq Muhammedi në krye të rrugës.
Ata nuk thanë: Erdhi mjekroshi, erdhi Muhammedi, por thanë: Erdhi besniku (emini), erdhi Muhammedi. Sepse besnikëria ishte esenca e çështjes dhe ajo ishte baza e përparësisë.
Është bukur ta pasojmë Pejgamberin (a.s) në çdo gjë, por ta pasojmë vetëm në pamjen e jashtme, nuk i shërben qëllimit!
Ndërsa, pasimi i tij në besnikëri, moralin fisnik, zemërgjerësi, guxim, bujari, qëndresë, prindërim, vendosmëri dhe besimin e tij, këto janë dhe këtu qëndron shpirti i meselesë”.
___________________
Dr. Mustafa Mahmud
Nga: Lavdrim Hamja