Islami nuk e ka shikuar femrën sikur ajo është kukull, lodër apo plaçkë…

Dr. Mustafa Mahmud (r.a)

“Islami nuk e ka shikuar femrën sikur ajo është kukull, lodër apo plaçkë. Por, e ka shikuar në prizmin se ajo është nënë. Ka parë tek ajo shoqen e jetës, jo shoqen e natës!
Kur’ani ka thënë për të, se ajo është prehje, dashuri, mëshirë dhe knaqësia e syrit.
Zgjodhi për të shtëpinë, hixhabin (mbulesën) dhe vetëm një burrë, në shenjë madhështie për vlerën e saj dhe mbrojtje për të.
Hadixhja ka qenë për Muhammedin (a.s) më shumë se sa thjeshtë shoqe kafshate, apo shoqe shtrati.. ajo e shoqëroi atë në thirrjen (davetin) dhe në Mesazhin.. rroku brengat e profetësisë, e ishte këshilluesja dhe shoqja, nëna e dashur dhe përkrahesja ndihmuese.
Femra punoi si mjeke.. e gratë shoqëronin burrat e tyre nëpër beteja.. femra mësoi dipozitat e fesë dhe u arsimua.
Hansaja recitonte poezi përpara Pejgamberit (a.s) dhe ai i kërkonte të vazhdonte, duke i thënë: Ah, ja Hanas…
————————
Dr. Mustafa Mahmud, nga libri “El-Islam, ma huve?”, te shkrimi “El-Mer’etu” (femra).
Nga: Lavdrim Hamja