Ismaili thotë se bashkë me Vetevendosjen gënjenin publikisht për mollotov

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili,  i cili bën pjesë në grupin e deputetëve që pritet të formojnë parti të re, ka pranuar thënë se ishin aktivistët gjatë protestave ata që përdornin molotov, ndërsa partia e paraqiste sikurse këtë e bënin qytetarët.

“Edon ti e din që qeshtu i arsyetojshim edhe ata që gjujshin mollotova: Nuk ishin aktiviztë, por qytetarë të mllefosur me gjendjen e mjerueshme në Kosovë. Ata krejt aktivista e të organizuem si gjaja”, ka shkruar deputeti i VV-së,gazetametro.

Mbi 1 mijë persona kanë komentuar në profilin e Ismailit duke reaguar shpër ndaj tij, për një shkrim ku thotë se është i lumtur që nuk është më pjesë e Vetëvendosjes.

“Khuuuu, çdo ditë po më bani ma të lumtun që s’jam pjesë e Lëvizjes ma. S’ma nin bre hiç, ama baah hiç, a marr unë vota prapë ma. Përderisa po e di që ju, tuj shajtë, jeni pikërisht ata që e rrëzuet Lëvizjen në të dy gjunjtë. Keni me e pa JU në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Ismaili.