Ismet Munish trajner i Prishtinës

Ismet Munishi do të drejtojë Prishtinën me të filluar sezoni tjetër.

Munishi do të jetë trajner i Prishtinës, për edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar vet trajneri me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, përcjell lajmi.net.

Prishtina arriti të sigurojë edhe një sezon vendin në futbollin elitar të Kosovës.

Munishi ishte trajner i Gjilanit, por për shkak të rezultateve jo të mira u shkarkua.