Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli bombardon një pikë ushtarake të Hamasit në Gaza

Izraeli bombardon një pikë ushtarake të Hamasit në Gaza

Ushtria izraelite tha se bombardoi një pikë ushtarake që i përkiste grupit të rezistencës Hamas në veri të Rripit të Gazës pas një demonstrate të palestinezëve pranë kufirit me Gazën, transmeton Anadolu.

“Një mjet ajror pa pilot i Izraelit bombardoi një pikë ushtarake që i përkiste Hamasit pranë vendndodhjes së protestave të dhunshme”, tha ushtria.

Ushtria izraelite deklaroi se “u hap zjarr edhe ndaj forcave ushtarake pranë gardhit të sigurisë përgjatë kufirit të Gazës nga zona ku po ndodhnin trazirat”.