Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli pretendon se ka vrarë një komandant të lartë iranian

Izraeli pretendon se ka vrarë një komandant të lartë iranian

Ali Shadmani

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë kreun e Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, Ali Shadmani, gjatë një sulmi në Teheran.

Sipas ushtrisë izraelite, Shadmani ishte “komandanti më i lartë ushtarak i Iranit” dhe “njeriu më i afërt” me Udhëheqësin Suprem iranian, Ali Khamenei.

Deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ana e Iranit.

Shadmani ishte emëruar në këtë post pas vrasjes së komandantit të mëparshëm të Shtabit Khatam al-Anbiya, Gholam Ali Rashid, i cili u vra të premten nga një sulm izraelit. /mesazhi