Izraeli rrëzon fshatin beduin të palestinezëve

 Forcat izraelite të sigurisë sot kanë rrëzuar një numër të objekteve palestineze në Luginën e Jordanit në zonën e Bregut Perëndimor të pushtuar me pretendimet për mos posedim të lejeve për këto objekte, raporton Anadolu Agency (AA).

“Forcat izraelite kanë ndërhyrë në vendbanimin Beduin në al-Hadidiya në Luginën e Jordanit dhe bllokuan zonën duke mos lejuar afrimin e vendasve dhe gazetarëve”, tha për AA aktivisti palestinez Aref Draghma.

Ai shpjegoi se pala izraelite rrëzimin e objekteve e arsyeton me pretendimet për mospasje të lejeve.

Pala izraelite ende nuk është prononcuar rreth rastit.

Izraeli planifikon të dëbojë rreth 10 mijë familje beduine palestineze nga rajoni të cilin e ka hartuar në emrin Zona E1, e cila mendohet të shërbejë për lidhjen e vendbanimeve të kolonëve hebrenj nga Kudsi deri në Ma’al Adumim.

Me realizimin e këtij plani Izraeli do të ndante Bregun Perëndimor në dy pjesë, me çka do të rrezikonte planin palestinez për ndërtimin e një Palestine të pavarur brenda kufijve të vitit 1967.