Forcat izraelite dhe ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë Ben-Gvir sot sulmuan selinë e mbyllur të Agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) në Kudsin Lindor dhe shkatërruan strukturat atje, thanë dëshmitarët, raporton Anadolu.
Ata thanë për AA-në se ekipet izraelite, të shoqëruara nga të paktën një buldozer, hynë në kompleksin e vendosur në lagjen Sheikh Jarrah dhe shkatërruan strukturat e lëvizshme dhe të përhershme në vend.
Dëshmitarët thanë se forcat izraelite ngritën gjithashtu flamurin izraelit mbi kompleks, duke zëvendësuar flamurin e OKB-së.
Aryeh King, një nënkryetar izraelit i bashkisë së Kudsit, në një postim në platformën amerikane të mediave sociale X iu referua UNRWA-së si “naziste” dhe tha se largimi i saj nga Kudsi është duke u zhvilluar pas protestave dhe presionit.




