Izraeli sulm ajror ndaj Sirisë

Të paktën shtatë ushtarë dhe milicë iranianë, në mesin e të cilëve edhe një kolonel i Ushtrisë së Gardës Revolucionare kanë humbur jetën, si pasojë e sulmit të avionëve luftarak të Izraelit ndaj një baze ajrore në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të televizionit shtetëror iranian, në sulmin e djeshëm të Izraelit ndaj bazës ajrore T-4 në qytetin Homs të Sirisë, kanë humbur jetën 7 iranianë. Në mesin e të vdekurve gjendet edhe një kolonel i Ushtrisë së Gardës Revolucionare.

Baza ajrore T-4 njihet si baza nga e cila nisen avionë e regjimit të cilat kryejnë sulme me armë kimike ndaj Gutës Lindore. Në bazën gjenden forca iraniane.