Ballina Lajmet “Izraeli torturon fëmijët e arrestuar palestinezë”

“Izraeli torturon fëmijët e arrestuar palestinezë”

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë njofton se 60 për qind e fëmijëve të burgosur palestinezë torturohen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Shoqata thuhet se “Izraeli po torturon fëmijët e burgosur palestinezë. Madje, 60 për qind e fëmijëve të cilët ndodhen në burgje u nënshtrohen torturës fizike dhe psikologjike”.

Në deklaratë thuhet se torturat ndaj të cilave u nënshtrohen fëmijët janë “ndalimi dhe arrestimi i fëmijëve në orët e vonshme, ushtrimi i dhunës fizike, mbajtja në pyetje për një kohë të gjatë duke i kërcënuar, lënia e tyre pa ushqim dhe pa pije me orë të tëra dhe ushtrimi i torturës psikologjike”.

Sipas raportit të përgatitur nga institucionet në mesin e të cilave është edhe Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite ndodhen 7.000 palestinezë nga të cilët 300 janë fëmijë dhe 57 gra.