Ja çfarë mund t’i ndodh sot Realit nëse fiton Barcelona

Real Madrid dhe Barcelona takohen në ‘Santiago Bernabeu’, për të zhvilluar derbin e javës së 26-të të La Ligas.

Ky është derbi i dytë brenda pak ditëve, pasi të mërkurën e kësaj jave, Barcelona triumfoi në këtë stadium me rezultat 0-3, për të siguruar kalimin në finale të Kupës së Mbretit.

Katalanët, pas ‘goditjes’ që ia bën Real Madridit në Kupën e Mbretit, sot kanë një mundësi të mirë ndoshta edhe për t’i larguar nga gara për titull.

Pas 25 xhirove të zhvilluara, Barcelona kryeson në La Liga me 57 pikë, nëntë më shumë se Reali që zë vendin e tretë.

Një fitore tjetër e Barcelonës do të çonte në 12 pikë epërsinë e tyre ndaj ‘Los Blancos’, që do të ishte një goditje e re për ta brenda katër ditësh./Lajmi.net/