Januzaj ia siguron vendin e parë Belgjikës

Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar edhe fitoren e tretë në Kampionat Botëror “Rusi 2018”.

Belgjika fitoi me rezultat minimal 1 me 0 nda “Tre Luanëve”.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi, belgu Adnan Januzaj, në minutën e 51’të.

Me këtë fitore, Belgjika kryeson grupin G, kurse Anglia pozicionohet në pozitën e dytë.