Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Qendra Gjeologjike e SHBA-së (USGS) ka njoftuar se Japonia është goditur nga një tërmet i fuqishëm, transmeton Anadolu.

Sipas USGS-së, tërmeti me magnitudë 6.2 u regjistrua pranë bregut perëndimor të ishullit Honshu, rreth orës 14:42 sipas kohës lokale.

Megjithatë, siç raporton Kyodo News, Agjencia Meteorologjike e Japonisë në një njoftim tha se intensiteti i tërmetit që tronditi provincën Ishikawa dhe zonat përreth të Japonisë qendrore ishte 6.3 ballë.

Agjencia e motit theksoi se nuk pati kërcënim për cunami.