Japrakët, ja çfarë e bën të veçantë këtë recetë

Japrakët ose dollmat me gjethe rrushi është një nga recetat me të veçanta të kuzhinës ballkanase. Shija e saj karakteristike e bën atë një pjatë me të vërtetë unike.

Përbërësit për 80 copë: 80-90 gjethe rrushi, 1 gotë çaji oriz, 1 tufë pazi, 1 tufë lulëkuqe, 1 tufë lëpjetë, 1 tufë labot, 2 tufa kopër, 2 tufa majdanoz, 1 tufë nenexhik, 4-5 qepë të njoma, 2 hudhra të njoma, vaj ulliri, piper të zi dhe 2 lugë çaji kripë.

Përgatitja: Si fillim lajmë mirë të gjitha gjethet, lakrat e egra, erëzat, qepët dhe hudhrat, i kullojmë dhe më pas i presim imët. Mbushim tenxheren me ujë dhe shtojmë pak kripë. Pasi uji ka vluar, vendosim gjethet e rrushit dhe u japim një valë për rreth 2-3 min. Kujdes, mos i zieni shumë gjethet pasi ju grisen lehtë kur të bëni mbështjelljen. Në një tigan të thellë, shtojmë vaj ulliri dhe skuqim lehtë qëpët e njoma dhe hudhrat. Më pas shtojmë orizin dhe pas tij, lakrat dhe erëzat, kripën, piperin dhe i kaurdisim lehtë. Gjethet pasi janë zier 3 min i kullojmë dhe i lëmë të ftohen, ndërkohë dhe masa e mbushjes është gati. Kur gjethet të jenë ftohur filloni me mbushjen e tyre, diku gjysmë lugë gjelle. Harxhinvendosim në mes të gjethes, përthyejmë anët, pjesën e poshtme dhe më pas i rrotullojmë. Unë përdor teknikën me ndihmën e një qeseje, por keni shembuj të palosjes plot në internet. Në enën ku do zieni japrakët, shtoni pak vaj, vendosni disa gjethe si fillim mos të ngjiten japrakët dhe rendisni sipër tyre japrakët. Shtoni pak vaj ulliri nga sipër, ujë aq sa kalon nja dy gisht sipër japrakëve. I vendosim sipër një pjatë dhe i lejmë të ziejnë shumë ngadal për 1 orë. Aq sa uji pothuajse është shteruar. Ju bëftë mirë!

Kjo recetë u përgatit nga goutmaisonde