Jetojmë si në mjegull duke u zvarritur për tokë sikur një foshnje…

Çdo ditë kur zgjohemi mësojmë për vdekje të reja, sëmundje dhe gjendje të rënda.
Thuajse të gjitë kemi ndonjë situatë jo të mirë në familjet tona.
Vullneti dhe ambicjet për këtë botë sikur kanë rënë aq shumë dhe jetojmë si në mjegull duke u zvarritur për tokë sikur një foshnje!
I them vetes, a nuk ka ardhë momenti për të ndryshuar, për t’u kthyer kah dyert e pendimit, për t’ia bërë hallall tjetrit, për të dhënë sadakë më shumë, për vepra që të shpiejnë drejtë të mirës dhe shpërblimit?!
Zot na mundëso që të vdesim faqebardhë, të penduar dhe na bën banorë të Xhennetit!

Emine Bajrami