Joachim Low: E merituam eliminimin, të ardhmes nuk i dihet

Joachim Low e ka cilësuar si dështim eliminimin e Gjermanisë nga Kupa e Botës, Rusi 2018. Tekniku i pancerave është ndalur për mikrofonin e “ZDF” ku ka theksuar se skuadra e drejtuar prej tij u eliminua me të drejtë nga grupi.

“Duhet të shohim pranojmë eliminimin. Ekipi kishte mungesën e fatit dhe u përball me skuadra mjaft të forta në fazën difensive. Ne u eliminuam me të drejtë nga grupi.

Sa i përket të ardhmes, Low është i bindur se do të jetë sërish në krye të kombëtares gjermane.

“Është shumë herët për mua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, tani kemi nevojë për disa orë për ta parë situatën.”-përfundoi Low./Ora News