Johnsoni refuzon kërkesën e deputetëve për dorëheqje

Boris Johnson ka premtuar se do të sfidojë deri në fund teksa u ka rezistuar thirrjeve që të ofrojë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Në fjalimin e tij para deputetëve, Johnson u ka rezistuar thirrjeve të tyre që të dorëhiqet në lidhje me ahengjet e zyrtarëve të Downing Street gjatë izolimeve të ashpra gjatë të cilave britanikët ishin të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre.

Gjatë të enjtes ose në ditët e tjera pritet të publikohet një raport parlamentar në lidhje me hetimet që janë zhvilluar ndaj shkeljes së masave nga zyrtarët qeveritarë.

Johnson ka thënë se pas studimit të raportit nga deputetët do të dalë me një qëndrim zyrtar. /koha