Jordi Alba konfirmon largimin nga Barcelona

Jordi Alba ka konfirmuar largimin nga Barcelona në fund të edicionit aktual.

Ai nëpërmjet një videoje ka njoftuar se do të largohet pavarësisht kontratës me Barcelonën deri në qershor të vitit 2024.

34-vjeçari iu bashkua Barcelonës nga Valencia në vitin 2012 dhe pati suksese të mëdha. Alba ka fituar gjashtë tituj të kampionit të Spanjës, pesë Kupa dhe një Ligë të Kampionëve.

Por, mbrojtësi i krahut të majtë nuk pati rol kyç në ekipin e drejtuar nga Xavi.

Në sezonin aktual, Alba ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime në 29 ndeshje në të gjitha garat.