Jorge Mendes ia ofron Barcelonës trajnerin e njohur

Barcelona nuk duket bindëse pas rifillimit të sezonit në La Liga. Katalanët nuk gjetën formën e tyre të mirë, dhe kjo ishte arsyeja pse humbën garën për titull.

Trajneri Quique Setien nuk pritet të qëndrojë pas përfundimit të këtij sezonit, dhe do të jetë befasi e madhe përzgjedhja e re e katalanëve.

Kohëve të fundit është spekuluar shumë se kush mund të zëvendësojë Setien te Barcelona dhe ‘Mundo Deportivo’ shkruan se agjenti i famshëm Jorge Mendes, u ka afruar atyre trajneri Laurent Blanc, përcjell lajmi.net.

Laurent Blanc është i papunë që katër vite, dhe klubi i fundit që ka drejtuar ka qenë PSG.

Gjatë karrierës së tij, ky trajner ka drejtuar edhe Bordeaux dhe Kombëtaren e Francës