Përpara sfidës cerekfinale në “Bernabeu”, drejtuesit e Juventus dhe Realit patën një drekë mes tyre, ku kanë biseduar rreth një shkëmbimi lojtarësh mes tyre.
Sipas mediave spanjolle, prej kohësh në radarët bardhezi është mesfushori ofensiv Isco, i cili duket se kërkon një vend titullari fiks.
Nëse nuk merr garanci mbi dëshirën e tij, lojtari mund të kërkojë largimin dhe “Zonja e Vjetër” do të ishte e gatshme për të përfituar.
Edhe në Madrid mund të mos jenë kundër largimit, por ka zëra që në vend të parave, Florentino Perez do të preferonte Miralem Pjanic.
Boshnjaku është prej kohësh një ëndërr e presidencës së klubit spanjoll dhe verën e ardhshme mund të jetë një nga përforcimet për ekipin e drejtuar nga Zinedin Zidane. Të presim e të shohim çfarë do të ndodhë në merkaton e verës…/Ora News








