Juve rrëmben tri pikë të rëndësishme ndaj Sassuolos

Një tjetër gol për Bianconerët në gjysmën e parë e realizoi edhe Cristiano Ronaldo. Një top të nisur shpejt nga Gianluigi Buffon e mori në pronësi Adrien Rabiot që asistoi te CR7, i cili e nxori nga loja një mbrojtës kundërshtar dhe e dërgoi topin në rrjetë (45’).

36-vjeçari u bë futbollisti i parë në histori të Juventusit që shënon 100 e më shumë gola në të gjitha garat në tri sezonet e para. Po ashtu, ai është futbollisti i parë që shënon 100 gola me klube në tre shtete të ndryshme.

Një kombinim të mrekullueshëm të lojtarëve vendas e konkretizoi me gol Giacomo Raspadori (59’), i cili pasimin e fundit e mori nga Manuel Locatelli.

Porse Paulo Dybala shënoi golin e qetësisë me parabolë (66’), pas një asistimi të pranuar nga Dejan Kulusevski. Ky ishte goli i 100-të i argjentinasit me fanellën bardhezi.

Juventusi mbetet në vend të pestë në renditje me një pikë më pak se Napoli që ndodhet në pozitën e katërt, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.

Sassuolo mbetet dy pikë prapa Romës në garën për një vend në Ligën e Evropës, pasi edhe Giallorossët pësuan humbje nga Interi.