Anthony Martial nuk bën më pjesë në planet e Mourinhos dhe kjo gjë shihet në formacionin titullar, ku francezi nuk është pjesë e 11-shes. Martial nuk është më i kënaqur tek Manchester United dhe situata e tij po vëzhgohet nga klube të tjera në Europë.
Sipas “Calciomercato.com” Juventusi është duke përshpejtuar bisedimet me United për transferimin e mundshëm të sulmuesit, që pritet t’i kushtojë 50 milionë euro.
Konkurrenti më i madh i “Zonjës së Vjetër” është Bayern Munich, teksa Manchester Unitedi ka caktuar tashmë çmimin, 50 milionë euro – 20 më pak se kur e bleu nga Monaco në vitin 2015.
Edhe pse nuk ka qenw pjesw e formacionit bazw, 22 vjeçari ka qenë produktiv sa herë i është dhënë shansi, ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 10 asiste në 42 paraqitje./Ora News








