Juventusi e fiton derbin kundër Interit

Juventusit i ka takuar Derbi i Italisë kundër Interit, takim ky i vlefshëm për xhiron e 27-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” triumfoi minimalisht 0:1 kundër Interit në stadiumin “Giuseppe Meazza”, shkruan lajmi.net.

Realizator i golit të fitores për “Bianconeri” ishte sulmuesi serb, Filip Kostiq që dërgoi topin në rrjetë minutën e 23-të.

Kostiq tundi rrjetën e “Nerazzurrëve” pas një goditje nga krahu i majtë, ndërkohë që portieri Onana mbeti i shtangur.

Në minutat në vazhdim “zikaltrit” tentuan të barazojnë rezultatin, megjithatë mysafirët arritën ta ruanin epërsinë dhe në fund të arkëtonin pikët e plota.

Juventusi me këto tri pikë shkon në kuotën e 41 pikëve në pozitën e shtatë.

Interi zbret në vendin e tretë me 50 pikë, 21 pikë më pak se Napoli lider.