Juventusi fiton në Lyon

Juventusi ka marrë tre pikë nga udhëtimi i vështirë në Lyon.

Ndeshja e vlefshme për grupin H, i ka takuar ‘Zonjës së Vjetër’ me rezultat minimal, 0:1.Dhe ky gol që ia solli tre pikë Juventusit, u shënua në minutën e 76’, ndërsa 20 minuta më herët italianët mbetën me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Leminas.

Më meritori në këtë sukses të Juventusit, ishte portieri Gianluigi Buffon, që priti penallti në pjesën e parë, dhe bëri super-pritje me të filluar pjesa e dytë.