Juventusi synon Ter Stegenin

Ekipi italian është duke synuar marrjen e portierit të Barcelonës, Ter Stegen.

Juventusi ka për qëllim marrjen e portierit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, sipas gazetës spanjolle, Mundo Deportivo.

‘Zonja e vjetër’ ka kontaktuar me portierin gjerman për të parë nëse ai do të ishte gatshëm për tu larguar nga Camp Nou në 2020-ën, transmeton Koha.net.

Edhe ekipi i PSG dhe Bayern Munichit kanë shprehur interesim për Ter Stegenin, i cili ka kontratë edhe për dy vite me Barcelonën.