Kabineti i ri i Etiopisë është i përbërë nga 50 për qind gra

Kabineti i ri i Etiopisë është i përbërë nga 50 për qind gra.
Ky veprim është ndryshimi i fundit gjithëpërfshirës i bërë nën drejtimin e kryeministrit reformist Abiy Ahmed.

Në një masë të paprecedentë drejt përfshirjes gjinore brenda qeverisë etiopiane, ligjvënësit e vendit kanë njoftuar një kabinet të ri të përbërë nga 50 përqind gra.

Kryeministri Abiy Ahmed, i cili është përshkruar si një reformist, për shkak të ndryshimeve të rëndësishme që kanë ndodhur nën udhëheqjen e tij, bëri njoftimin të martën.