Kamberi transferohet në Kroaci

Sulmuesi shqiptar, Florian Kamberi, i është bashkuar skuadrës kroate, Slaven Belupo.
Sulmuesi ka qenë lojtar i lirë që kur u largua nga Huddersfield në Angli gjatë kësaj vere, shkruan lajmi.net.

“Florian Kamberi është lojtari i ri i Slaven Belupos. Sulmuesi shqiptar me pasaportë zvicerane, i lindur më 8 mars 1995, në Lachen, ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në fund të sezonit aktual dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Ferencini nga ndeshja me Rudeshin”, thuhet në njoftimin e kroatëve.

Kamberi te Slaven Belupo do të luajë së bashku me Arbër Hoxhan dhe mbrojtësin Bujar Pllanan.

28-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra të ndryshme, si Karlsruhe, Grasshoppers, St. Gallen, Winterthur, Rangers, Hibernian, Sheffield Wednesday dhe Huddersfield.