Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se siguria në Arktik mbetet përparësi kryesore për Evropën, duke nënvizuar se Grenlanda si pjesë e Danimarkës është anëtare e NATO-s, transmeton Anadolu.
“Siguria në Arktik mbetet përparësi kryesore për Evropën”, shkroi sot Merz në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X, duke shtuar se Danimarka, përfshirë Grenlandën është pjesë e NATO-s.
“Siguria në Arktik duhet të sigurohet kolektivisht, në bashkëpunim me aleatët, përfshirë SHBA-në”, shtoi ai duke vënë në dukje se Grenlanda i përket popullit të saj.
Komentet e tij vijnë mes interesit të ripërtërirë të SHBA-së për Grenlandën, pas propozimeve të përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump për të blerë ishullin për qëllime strategjike.
Një ditë pas operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë që kapi presidentin Nicolas Maduro, Trump të dielën përsëriti thirrjet e tij për një pushtim amerikan të Grenlandës për hir të interesave të sigurisë së SHBA-së.
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen i ka kërkuar Trumpit të “ndalojë kërcënimet”.
Disa vende evropiane si dhe Bashkimi Evropian treguan respekt për sovranitetin dhe integritetin territorial të Danimarkës dhe Grenlandës të hënën, duke hedhur poshtë çdo sugjerim se e ardhmja e ishullit mund të vendoset nga fuqitë e jashtme.



