Kaos në Beograd, një i vrarë dhe dy të plagosur

Në rrugën e Ruzveltit në Beograd, rreth orës 11:00 janë dëgjuar të shtëna armësh, ku  mësohet se ka mbetur një i vrarë dhe dy janë plagosur rëndë.

“Fillimisht morëm thirrje për rrugën e Ruzveltit, e pas disa minutave, që një persona ëshët hedhur nga dritarja në rrugën Nikodin Milash, që nuk është larg nga ky vend,” është shprehur për mediat zëdhënësja e Urgjencës së Beogradit, Nada Macura duke shtuar se dy ekipe mjekësore janë në terren.

Sipas policisë, rreth orës 11:00, në kompaninë “Këshilltari ekonomik për informacione teknologjike”, ish-punëtori i saj N.S.(1987) ka gjuajtur disa herë në drejtim të dy punëtorëve të kompanisë, deri sa i treti është hedhur nga dritarja. Pas të shtënave me armë, agresori është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe policia e ka gjetur të plagosur rëndë, në shtëpinë  e tij. Hetimet vazhdojnë.

Jozyrtarisht bëhet e ditur se 30 vjeçari, Nebojsha S. para disa ditësh kishte marrë vendimin për largim nga puna në kompaninë “Këshilltari ekonomik për informacione teknologjike”.

“Dy persona i ka goditur dhe i treti është hedhur nga dritarja,” është shprehur njëra nga dëshmitaret okulare.

Ndryshe, këto të shtëna me armë kanë ndodhur afër Varrezave të reja të Beogradit, ku sot po shënohet 15 vjetori i vrasjes së Ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiç.