Kaq vite burg dënohen Albin Kurti dhe tre deputetët e Vetëvendosjes

Albin Kurti është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht. Me kaq është dënuar edhe deputetja, Donika Kadaj.

Faton Topali ka marrë dënim unik me 1 vit e 2 muaj me kusht, plus shpenzimet e pagesës të gjyaktës, aq sa është dënuar edhe Albulena Haxhiu.

Gjykata i ka shpallur fajtorë në dy pika të aktakuzës, përdorim të paautorizuar të armëve dhe pengim të personit zyrtar, përveç Faton Topallit që është shpallur fajtor në pikën për pengim të personit zyrtar. /Indeksonline/