Katari: Vendet arabe po luajnë kumar politik

Katari i ka akuzuar Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aleatet e saj për politika të errëta përballë fqinjve, duke thënë se ata po luajnë lojëra “dramatike dhe shkatërruese” si  pjesë e një loje të rrezikshme të superfuqive.

“Pjesëmarrësit rajonal po veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme, po luajnë kumar politik me jetët e njerëzve dhe të popujve të tjerë të cilët nuk kanë strategji si të dalin nga kjo lojë,” u shpreh Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani gjatë një fjalimi të mbajtur në Washington DC.

Ministri i Jashtëm ishte në Washingon për takime me zyrtarë të administratës së Donald Trump, duke përfshirë këtu takimin me Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson, me të cilin do të diskutojë lidhur me bllokdaën e Katarit.  /MESAZHI/