Ballina Artikuj Kauza e mbrojtur keq

Kauza e mbrojtur keq

Hoxhë Rehan Neziri

“Në qoftë se dëshiron ta dëmtosh një kauzë, s’ke nevojë ta sulmosh mirë, mbroje keq, mjafton.”
Shpeshherë kauzat nuk rrënohen nga armiqtë e tyre, por nga ata që i përfaqësojnë ato pa urtësi, pa moral dhe pa sinqeritet.
Një mbrojtje e keqe mund të krijojë më shumë dëm sesa një sulm i hapur, sepse njerëzit nuk e gjykojnë vetëm idenë, por edhe mënyrën se si ajo paraqitet.
Kur arroganca e zë vendin e urtësisë, kur emocionet e mposhtin argumentin dhe kur interesi personal vishet me petkun e së vërtetës, atëherë kauza fillon të humbasë nga brenda.
Jo çdo zë që flet në emër të së mirës, i bën mirë asaj.
Prandaj, ndonjëherë mbrojtja më e mirë e një kauze është maturia, etika dhe heshtja e mençur.

Hoxhë Rehan Neziri