Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev dhe kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze diskutuan sot mënyrat për të rritur tregtinë dhe investimet dypalëshe, transmeton Anadolu.
Gjatë një telefonate, presidenti kazak Tokayev dhe kryeministri gjeorgjian Kobakhidze riafirmuan angazhimin e tyre për të forcuar bashkëpunimin në një gamë të gjerë çështjesh dypalëshe dhe shumëpalëshe, tha në një deklaratë shërbimi për mediat i presidencës kazake Akorda.
Dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për çështje të ndërsjella, me fokus në fushat prioritare si lidhjet e tranzitit dhe transportit, energjia dhe turizmi, tha deklarata.
Tokayev dhe Kobakhidze shkëmbyen pikëpamje mbi çështjet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale dhe ranë dakord të intensifikojnë kontaktet në nivelin më të lartë.





