Përbërësit: 1 1/2 kupë (filxhan, gotë) miell, 150 g gjalpë i zbutur, 1/2 kupë sheqer (më pak nëse nuk e preferoni shumë të ëmbël), 3 vezë, pak kripë, pak vanilje, ëkura e 1 limoni, 1 lugë çaji pluhur pjekjeje.
Përgatitja: Rrahim gjalpin me sheqerin derisa të tretet plotësisht. Shtojmë vezët 1 nga një si dhe esencën e vaniljes. Shtojmë miellin dhe pluhurin e pjekies dhe pak kripë. Në fund shtojmë lëkurën e limonit. E hedhim masën në formë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 180⁰C për afërsisht 45-50 minuta (bëni provën e kunjës). Nëse dëshironi mund të shkrini pak çokollatë në banjomari dhe ta shtoni sipër, së bashku me fistikët.








