Shumë shkolla në të gjithë Danimarkën kanë marrë kërcënime me bombë, por policia bëri të ditur se kërcënimet nuk kanë bazë, raportuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu.
Një numër i madh shkollash në mbarë vendin kanë marrë kërcënime me bombë përmes postës elektronike ndërsa policia po heton rastet dhe u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, raportoi transmetuesi publik DR.
“E kuptojmë plotësisht se kjo mund të shkaktojë shqetësim”, deklaroi Policia e Kopenhagës, duke shtuar se është në komunikim me komunat dhe disa prej shkollave.
Sipas raportimit, ndër shkollat që kanë marrë kërcënime me bombë janë ato në Bornholm, Funen dhe Jutland si dhe në Herning.
Rastet vijnë pas një serie kërcënimesh të ngjashme të raportuara së fundmi ndaj shkollave në disa vende evropiane, përfshirë Francën, Britaninë e Madhe dhe Italinë.




