Kërcënimi i sigurisë kombëtare – Nga sulmet kibernetike, te siguria ekonomike e energjetike. Ja sektorët e rrezikuar

A close-up on an abstract design of a display, which is warning about a cyber attack. Multiple rows of hexadecimal code are interrupted by red glowing warnings and single character exclamation marks. The image can represent a variety of threats in the digital world: data theft, data leak, security breach, intrusion, etc...

Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare informacioni i klasifikuar dhe sistemet e komunikimit të sigurt janë të ekspozuara ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të sigurisë nga aktorë të ndryshëm shtetërorë dhe joshtetërorë.

Strategjia e Sigurisë Kombëtare për 5 vitet e ardhshme nxjerr në pah kërcënimet kryesore që lidhen me sektorë të ndryshëm, duke nisur nga ekonomia, sulmet kibernetike, siguria energjetike, mjedisi, etj., ndërsa parashtron edhe përgjigjet institucionale ndaj tyre, deri në vitin 2028.

Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare informacioni i klasifikuar dhe sistemet e komunikimit të sigurt janë të ekspozuara ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të sigurisë nga aktorë të ndryshëm shtetërorë dhe joshtetërorë.

Ndërkohë që, sulmet kibernetike në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, si ato të viteve të kaluar me origjinë nga Irani, dëshmojnë se siguria kibernetike duhet të marrë përparësi, në kuadër edhe të zhvillimit të digjitalizimit të shërbimeve publike për qytetarët.

Po ashtu, siguria energjetike merr rëndësi parësore edhe në kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare, që lidhet me disponueshmërinë e burimeve, pakësimin e burimeve hidrike, për shkak edhe të kushteve klimatike, amortizimin e kapaciteteve ekzistuese, rritjen e nevojave të popullsisë për konsum.

Në këto kushte, sipas strategjisë duhet të marrë përparësi menaxhimi me efikasitet i infrastrukturës ekzistuese, rritja e masave mbrojtëse të sigurisë së kësaj infrastrukture nga sulme të mundshme kibernetike, të cilat mund të jenë akte sabotazhi me kapacitet për ta çuar vendin në krizë.

Gjithashtu, strategjia vlerëson se degradimi i mjedisit do të vijojë të përbëjë një kërcënim në rritje në raport me pamundësinë e parashikueshmërisë, impaktit njerëzor dhe ekonomik. Strategjia ndalet edhe te siguria ekonomike që lidhet kryesisht me pasojat e tërmetit dhe pandemisë, të cilat ndikuan në buxhetin e shtetit dedikuar për rritjen ekonomike.

Ndërkaq, sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, brenda 6 institucionet përgjegjëse ngarkohen me detyrën për të hartuar strategjitë sektoriale dhe ndërsektoriale, në zbatim të kësaj Strategjie.