Microsoft do të prezantojë pajisje të reja Surface përpara konferencës së zhvilluesve

Zhvilluesi i Windows do të prezantojë një version të ri të tabletit Surface Pro dhe Surface Laptop të cilët kanë çipin më të fundit ARM të Qualcomm.

Microsoft planifikon të prezantojë disa harduerë dhe softuerë të rinj ditën e sotme në evenimentin e saj vjetor të zhvilluesve.

Zhvilluesi i Windows do të prezantojë një version të ri të tabletit Surface Pro dhe Surface Laptop të cilët kanë çipin më të fundit ARM të Qualcomm.

Pasi procesorët Intel dominuan kompjuterët personalë prej dekadash, Qualcomm dhe prodhues të tjerë të çipeve me fuqi të ulët ARM janë përpjekur të konkurrojnë në këtë segment.

Çipet si Snapdragon X Elite përbajnë një njësi të përpunimit neural i cili është dizajnuar për përshpejtimin e aplikacioneve AI siç është Microsoft Copilot.

Microsoft synon të zgjerojë avantazhin e krijuar herët me prodhimin e mjeteve AI ndërsa bashkëpunimi me OpenAI, krijuesin e ChatGPT, e vuri në pozita të forta përballë rivalëve si Google.

Nga ana tjetër industria e kompjuterëve ka qenë në presionin e Apple që kur kompania lançoi çipet e saj të para ARM për të zëvendësuar ato Intel. Dizajnuar nga vetë Apple, këto çipe i kanë dhënë laptopëve Mac një serioritet në bateri por edhe performancë përballë çipeve të rivalëve që konsumojnë më tepër energji.