Kompjuterët e parë Copilot+ me çipet e Intel vinë në fund të 2024

Intel thotë se më shumë se 80 laptopë të rinj nga 20 partnerë hardueri do të fillojnë të shesin pajisjet e tyre në sezonin e pushimeve.

Disa prodhues kompjuterësh lançuan kompjuterët Copilot+ ditën e Hënë, por të gjithë kanë procesorin e fundit të Qualcomm. Por ditën e sotme Intel na siguroi se çipet e saj të ardhshëm Lunar Lake do të jenë të parët që mbështetin funksionalitetet AI të Copilot+ dhe vinë në tre mujorin e tretë të 2024.

Intel thotë se më shumë se 80 laptopë të rinj nga 20 partnerë hardueri do të fillojnë të shesin pajisjet e tyre në sezonin e pushimeve.

Kompjuterët do të shtojnë funksionalitetet e reja Copilot+ siç janë Recall dhe Cocreator përmes një përditësimi softueri. Intel pret që të shesë më shumë se 40 milionë çipe kompjuterësh AI këtë vit të cilët përfshijnë edhe një njësi neurale përpunimi për përdorim në inteligjencën artificiale.

Prodhuesi i çipeve thotë se Lunar Lake do të ketë trefishin e performancës AI të gjeneratës ekzistuese Meteor Lake duke mbështetur deri në 40 trilionë operacione NPU për sekondë.