Kërcënohet deputetja Duda Balje

Foto nga arkiva

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje është kërcënuar gjatë ditës së sotme.

Përmes një statusi në Facebook, Balje ka thënë se ka marr tri telefonata, dy në gjuhën serbe dhe një në shqipe, ku është “këshilluar” që të ketë kujdes për votimin e radhës në kuvendin e Kosovës.

Ky është statusi i saj i plotë pa ndërhyrje:

REAGIM PUBLIK: SOT U KËRCNOVA PATURPËSISHT!

Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime ( dy në gjuhën sërbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcnuar paturpësisht dhe duke më pohuar ” kujdes për votimin e radhës në kuvendin e Kosovës”!

Unë e kuptoj që dikuj ja kam prish planet dhe ai “dikushi” nuk po pajtohet me humbjen. Por, ju premtoj që këta njerzë të cilët fshihen pas numrave të panjohur e të cilët po përpiqen të falsifikojn dokumente me qëllim të deskriditimit tim politik, me argumente do ti zhveshi ” lakuriq” para organeve të drejtësis të Kosovës.

I premtoj popullit të Kosovës që votën time kurr askush nuk do të mund ta ndryshoj.

Jam krenare me angazhimin tim për shtetin tim!

 

Duda