Janë kompletuar ndeshjet e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjatë ditës së sotme në orar kanë qenë dy ndeshje, me Dritën që e fitoi derbin në Gjilan, duke e mundur 1:0 Prishtinën, për të cilët ishte humbja e parë këtë sezon.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Gjilani, që ka mposhtur 0-2 në udhëtim Ferizajin.
Gjatë ditës së djeshme, Feronikeli ka shënuar fitore 1:3 në udhëtim te Flamurtari, ndërsa Llapi ka mundur Lirinë 2:3 në Prizren.
Pas gjashtë jave në Superligën e Kosovës kryeson Feronikeli me 14 pikë, e ndjekur nga Llapi që ka 13 pikë. Pikë të njëjta ka edhe Flamurtari.