Kina nuk dëshiron ta shohë luftën e tretë botërore

Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë të martën se “askush nuk dëshiron të shohë shpërthimin e luftës së tretë botërore”, raporton CNN.

“Askush nuk dëshiron të shohë shpërthimin e një lufte të tretë botërore”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin.

Kjo deklaratë vjen si reagim ndaj asaj të ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, i cili ka deklaruar se përdorimi i armëve bërthamore është një rrezik real.

“S’do të doja që këto rreziqe të jenë të rritura artificialisht, por rreziku është serioz, është real, nuk mund të nënvlerësohet”, ka thënë Lavrov.

Wang përsëriti shpresën e Kinës që palët “do të ruajnë qetësinë dhe të ushtrojnë përmbajtje” dhe të shmangin shkaktimin e një çmimi më të rëndë për Evropën dhe botën”.

“Ne duhet të reflektojmë se si vorbulla e konflikteve gjeopolitike është rritur përsëri në Evropë, më shumë se 30 vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë,” tha Wang. /koha