
Kina inauguroi sot urën Hong Kong-Zhuhai-Makao, më e gjata në botë në det prej 55 kilometrash, njoftoi media kineze.
Prerja e shiritit u bë nga presidenti Xi Jinping dhe Carrie Lam, shefja ekzekutive e ish-kolonisë britanike.
Puna për ndërtimin e urës filloi në vitin 2009 dhe është një shembull i inxhinierisë së avancuar, midis ishujve artificialë dhe tuneleve nën det dhe ka kushtuar 20 miliardë dollarë, prej të cilave 15,3 miliardë të investuara nga Hong Kongu.
Vlera strategjike është më e madhe pasi ura bashkon rajonet e veçanta administrative Hong Kong dhe Makao dhe një seri prej nëntë qytetesh në provincën e Guangdongut.
Kjo urë u shërben 68 milionë banorëve./ ATSH-DPA







