Kjo është shuma që Chelsea kërkon nga Real Madrid për Eden Hazard

Ylli i Chelsea, Eden Hazard, vazhdon të lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm tek skuadra e Real Madrid.

Belgu pritet që këtë verë të kalojë tek skuadra nga ‘Santiago Bernabeu’ dhe duket se Chelsea i ka vendosur edhe çmimin lojtarit.Anglezja ‘Independent’ raporton se londinezët do të kërkojnë 120 milionë euro për të liruar lojtarin gjatë verës, transmeton lajmi.net.

’Anësori belg ka bërë të ditur edhe më parë se kalimi i tij në Real Madrid është një ëndërr për të.Por, edhe përkundër dëshirës së lojtarit, Chelsea do ta vështirësoj punën e Real Madrid, pasi ata nuk kanë mundësi për të gjetur zëvendësuesin e Hazard edhe për dy afate kalimtare, si pasojë e dënimit nga UEFA.