Klithmat e narkomanëve dhe veshët e shurdhër të shoqërisë sonë

Prof. Driton Arifi

Të shumta janë klithmat dhe zërat e venitur të atyre shumë njerëzve që sot kanë halle e prokupime nga shoqëria jonë, e të cilët jetojnë gjithandej nëpër lagjet tona, janë prej lëkurës e gjakut tonë, e megjithatë, shumë rrallë kemi gjetur kohë “të tepërt” për të ndëgjuar hallin e vuajtjen e tyre. Këto klithma që dalin prej shumë njerëzve këtu, janë aq të dhimbshme e aq të ngrata, sa që e shtangin dhe e tundin fuqishëm cilindo njeri që ka edhe pak humanizëm në shpirtin e tij njerëzor. Si mos të jenë të dhimbshme ato klithma të atyre njerëzve që tashmë janë të zhytur thellë në vuajtje të rënda e të njëpasnjëshme dhe që janë të prangosur nga prangat e skllevërisë moderne-narkomania. Ata, që tashmë janë të mposhtur dhe që i janë dorëzuar këtij xhelati të pamëshirshëm-drogës, e i cili nuk mbanë armë zjarri në dorë, e as që flet me gjuhë për të kërcënuar dikë, por gjahet e tij rreshtojnë një listë viktimash pa mbarim.

Meqenëse është e vështirë të mbahen statistika të sakta për numrin e përdoruesëve të lëndëve narkotike tek ne, megjithatë presupozohet nga organet tona të rendit se ai kap shifrën e mbi 20 mijë përdoruesëve të mundshëm të lëndëve narkotike, shumica prej të cilëve i përkasin moshës rinore, e ndoshta edhe asaj minorene (fëminore). Këta 20 mijë tek ne, bëjnë pjesë në numrin total të 240 milion njerëzve në të gjithë globin, sa llogariten afërsisht sot se janë viktima të konsumimit të lëndëve narkotike, gjithnjë sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara që merret enkas me statistikat dhe luftimin e kësaj dukurie.

S’do mend që narkomanët sot janë një pjesë e kësaj shoqërie, të cilët nuk ka logjikë që t’i margjinalizojmë apo të bëjmë etiketimin e tyre me llagape e nofka njollosëse, për t’ua eskaluar krizën e tyre, e cila edhe ashtu është tejet e thelluar. Ata, më shumë se kushdo tjetër, kanë nevojë që dikush të ndajë kohë, që t’ua ndëgjojë hallin, dhe t’i kapë fuqishëm për krahu, për t’i shoqëurar drejt bregdetit të shpëtimit, e të këputjes së lidhjes e të varësisë së tyre nga droga. Ata janë njerëz të mbyllur në vetvete, e mizantropë (njerëz që urrejnë çdonjërin, gruan, fëmijët, prindërit e të gjithë të tjerët). Saktësisht siç e ka përshkruar Zoti ynë atë pasojën sociale të konsumimit të alkoolit (si rruga më e mundshme që ta shpie konsumuesin e saj pastaj edhe deri tek droga), ku thotë S’do mend që narkomanët sot janë një pjesë e kësaj shoqërie, të cilët nuk ka logjikë që t’i margjinalizojmë apo të bëjmë etiketimin e tyre me llagape e nofka njollosëse, për t’ua eskaluar krizën e tyre, e cila edhe ashtu është tejet e thelluar. Ata, më shumë se kushdo tjetër, kanë nevojë që dikush të ndajë kohë, që t’ua ndëgjojë hallin, dhe t’i kapë fuqishëm për krahu, për t’i shoqëurar drejt bregdetit të shpëtimit, e të këputjes së lidhjes e të varësisë së tyre nga droga. Ata janë njerëz të mbyllur në vetvete, e mizantropë (njerëz që urrejnë çdonjërin, gruan, fëmijët, prindërit e të gjithë të tjerët). Saktësisht siç e ka përshkruar Zoti ynë atë pasojën sociale të konsumimit të alkoolit (si rruga më e mundshme që ta shpie konsumuesin e saj pastaj edhe deri tek droga), ku thotë:” Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, e t’ju pengojë nga të përmendurit Zotit…”. Al Maide, 91. Nëse alkooli mbjellë këtë armiqësi e urrejtje ndër njerëz, por droga që është shumë fish më e rrezikshme se ai!? S’janë të rralla rastet, kur armiqësia e narkomanëve të rrezultojë edhe me vrasjen e më të dashurëve të tyre, duke filluar nga familjarët më të afërt, për të përfshirë edhe viktima tjera numri i të cilëve s’ka të ndalur. I gjejmë që të tillët janë shndërruar në njerëz të frustruar, jetojnë nën trysninë e ankthit dhe shfaqin pasiguri të madhe në jetë, madje këtë e verejmë shumë thjesht vetëm nga shiqimet e tyre. Ata janë të gatshëm që të sakrifikojnë edhe metelikun e fundit, madje të shesin edhe rrobat në trup, vetëm që të kalojnë pak çaste “qejfi e dehjeje relaksuese”, me “mikun” e tyre vrasës, që s’po arrijnë dot ta prishin miqësinë e tmerrshme me të. Rrugëtimi i miqësimit me lëndët narkotike-drogën, sipas asaj që e deklarojnë sot, pothuajse të gjithë narkomanët, fillon me një aventurë të rrezikshme dhe një përpjekje për të shuar kurreshtjen e shfrenuar të shumë të rinjëve, të cilët thjesht nga kurreshtja, po dëshirojnë të ekperimentojnë me këtë vrasës sa për të harruar hallet që tashmë ua kanë nxirë jetën, sipas tyre. Eksperimentimi i tyre me drogën për të “shëruar” a harruar hallet e tyre, i ngjanë, eksperimentit të atij që hedhë vaj mbi zjarr, në përpjekje për të shuar atë. Ata që sot kanë rënë viktimë e narkotikëve, në fakt nuk janë vetëm hallegjinjët e vanitozët (ngarendësit nëpër rrugë kotësisht), por një pjesë e madhe e tyre janë prej shtresave më të pasura të shoqërisë sonë edhe gjithandej nëpër botë. Të tillët janë ata s’kanë lënë asgjë pa provuar në jetën e tyre, me qëllim që të arrijnë të përmbushin kënaqësinë dhe pasionet e shthurura të tyre, dhe dhe në këtë rrugëtim e përpjekje të pavetëdijshme, i gjejmë se kureshtja e tyre, është ndalur edhe edhe tek droga, si stacion që s’i lejon dot më pastaj që të lëvizin përtej saj. Ajo po i bënë ata të mvarur, të skllevëruar, e të prangosur pa u vënë pranga hekuri fare në duart e tyre.

E çuditshme është çështja e njeriut! Si ka mundësi, që me vetëdije dhe me vetëdëshirë, kjo krijesë e privilegjuar dhe përkryer nga ana e Krijuesit-njeriu, ta pushojë mendjen dhe logjikën, si dhuratën më të çmueshme të Tij, nga kryerja e funksionit të saj më fisnik, e që është funksioni i të menduarit e të logjikuari nepërmes të cilit ai vie deri te dallimi i së mirës nga e keqja, dhe nepërmes të cilës ai bënë parashikimin e pasojave të të gjitha veprimeve të tija që ai i vepron në jetën e kësaj bote. Njeriu do të duhej të ishte ai që rrëfimet dhe pasojat e të tjerëve t’i ndëgjojë me kujdes dhe të përpiqet maksimalisht që të shmanget nga eksperimentimi me të njëjtat në jetën e tij. Këtë porosi do të merrte secili që lexon në Kur’anin Fisnik, fjalët e Krijuesit të GjithdijshëmE çuditshme është çështja e njeriut! Si ka mundësi, që me vetëdije dhe me vetëdëshirë, kjo krijesë e privilegjuar dhe përkryer nga ana e Krijuesit-njeriu, ta pushojë mendjen dhe logjikën, si dhuratën më të çmueshme të Tij, nga kryerja e funksionit të saj më fisnik, e që është funksioni i të menduarit e të logjikuari nepërmes të cilit ai vie deri te dallimi i së mirës nga e keqja, dhe nepërmes të cilës ai bënë parashikimin e pasojave të të gjitha veprimeve të tija që ai i vepron në jetën e kësaj bote. Njeriu do të duhej të ishte ai që rrëfimet dhe pasojat e të tjerëve t’i ndëgjojë me kujdes dhe të përpiqet maksimalisht që të shmanget nga eksperimentimi me të njëjtat në jetën e tij. Këtë porosi do të merrte secili që lexon në Kur’anin Fisnik, fjalët e Krijuesit të Gjithdijshëm:” Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit”. Ez Zummer, 18.

Absurdi i kohës sonë është befasues dhe lë vend për t’u habitur! Si ka mundësi që disa nga shoqëria jonë, me petkun e “mendjendriturëve” e “këshilluesëve të sinqertë” të na paraqiten të ashpër e të egër me gjuhë kundër narkotikëve, ndërsa avokat dhe mbrojtës me ngulm të alkoolit e të birrës, ani pse e dijmë të gjithë, që shumica e narkomanëve nuk kanë arritur aty ku janë sot, pa kaluar rrugës së përdorimit të alkoolit, me shumicën e llojeve të tija.

Mos të harrojmë se kjo shtresë e shoqërisë-narkomanët, tashmë është në lagjet tona, në shkollat tona (jo rrallëherë edhe ato fillore), nëpër rrugët e kafenetë tona, dhe nëse na ka mbetur sa do pak shpirt mëshire për ta e për të tjerët që janë të mundshëm të bëhen miq të tyre, atëherë duhet të mobilizohemi që të gjithë e t’ua zgjasim dorën e ndihmës e t’i shpëtojmë ata dhe vetveten tonë, para se kjo të mos jetë bërë vonë dhe krejt e padobishme. Ky mision është i rëndë por gjithsesi i domosdoshëm, për ne si anëtarë të kësaj shoqërie, e në masë shumë më të madhe për instancatë shtetërore, mundësitë e të cilave gjithnjë janë shumë më të mëdha se sa ato tonat individuale.

Merreni vetëm një narkoman të penduar dhe bashkëbisedoni me të, gjerë e gjatë, sepse kështu do të kuptoni rrënjësisht jetën e zymtë dhe përjetimet trishtuese nëpër të cilën ai dhe të tjerët si ai i kanë kaluar. Atë e gjeni lehtë, e kudo, pastaj vetëm meditoni thellë në vuajtjet që ai i ka përjetuar derisa ka rritur të dalë nga prangat e atij vesi të shëmtuar, që Zoti ka dashtë e të ka shpëtuar ty që të mos jesh nën kthetrat e atij vesi.

Një gjë duhet ta dijmë e ta themi hapur se, ky fenomen është ekzistent (madje gogja i shtrirë) edhe në shoqërinë tonë. Ai po kërcënon rininë e familjet tona, dhe nëse ne i mbyllim sytë, duke iluzuar se s’ekziston fare rrezik, i bëjmë sehir të keqës, pasojat e të cilës nuk e dijmë asnjëri se ku do të ndalen. Andaj, këta njerëz po kërkojnë ndihmën tonë, klithmat e tyre janë të dhimbshme tejet përgjëruese, të mos bëhemi të shurdhër e të kursejmë atë ndihmë, sepse mision i shenjtë është edhe ky!

Nga: Prof. Driton Arifi, Nëntor 2018