Klubet e Premierligës ende në bisedime për të anuluar sezonin

Skuadrat e Premierligës raportohet se ende po diskutojnë mundësinë e anulimit të sezonit mes shqetësimeve në lidhje me rikthimin e futbollit.

Sezoni aktual i Premierligës është i pezulluar shkaku i koronavirusit dhe akoma nuk ka ndonjë plan se kur futbolli mund të rifillojë.

Të 20 skuadrat e Premierligës javën e kaluar kanë rikonfirmuar qëllimet për të përfunduar sezonin kur situata është e sigurt dhe e përshtatshme, por tani po konsiderohet një kthesë tjetër.

Sipas The Guardian, klubet tani janë të shqetësuara se do të ketë shumë pengesa për të kapërcyer edhe nëse ndeshjet do të luhen pa tifozë.

Ata pretendojnë se frika kryesore nga klubet është siguria për të luajtur një sport i cili ka kontakte dhe kontakti mbetet rreziku kryesor për t’u mbrojtur kundër Covid-19.

Pas 29 xhirove të zhvilluara në Premierligë, Liverpool kryeson me 82 pikë, dhe është vetëm dy fitore larg titullit.