Klubet saudite synojnë transferimin edhe të disa yjeve të Evropës

Superliga e Arabisë Saudite apo më saktësisht, klubet saudite kanë përpiluar një plan për këtë verë ku po synojnë transferimin e disa yjeve të mëdhenj të futbollit evropian.

Kështu që, edhe kjo verë pritet të jetë e nxehtë me klubet saudite që tashmë kanë vënë nën shenjëstër lojtarët që po synojnë t’i kenë në radhët e veta.

Në listën e lojtarëve që pritet të largohen nga Evropa në fund të sezonit për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite, janë Mohamed Salah, Luka Modriq, Romelu Lukaku, Kevin De Bruyne, Casemiro e Heung-Min Son.

Futbollistët do të mund të zgjedhin klubin më të cilin do të firmosin kontratën, pasi tashmë kanë katër opsione në tavolionë: Al-Ittihad, Al-Nassr, Al-Hilal dhe Al-Ahli, skuadra këto që janë në pronësi të fondit të investimeve publike të Arabisë Saudite.

Viti 2023 ishte revolucionar për klubet saudite, të cilat transferuan lojtarë të njohur nga Evropa si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, N’Golo Kante, Neymar e shumë të tjerë.