Koci: Nuk i frikësohem Gjykatës Speciale

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, i cili në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë zëvendëskomandant i Brigadës 114 dhe shef për informim i Zonës Operative të Drenicës, shprehet i çuditur me sulmet qe po i bëhen UCK-së dhe vendimet për t’i dënuar prijësit e kësaj lufte.

Megjithatë, ai thotë se më këto dënime vetëm sa po rritet përkrahja e popullit dhe mbështetja ndaj UÇK-së.

Në një intervistë për ‘Indeksonline’, Koci ka folur edhe për themelimin e Gjykatës Speciale, për të cilën thotë se nuk i druhet aspak. Dhe shprehet i bindur se kurrë asnjëherë, asnjë gjykatë nuk do të arrijë dëmtojë luftën e drejtë të UCK-së.