Ballina Lajmet Kosovë Kolona të gjata në pikën kufitare me Serbinë

Kolona të gjata në pikën kufitare me Serbinë

Janë rikthyer kolonat në pikën kufitare në mes të Kosovës e Serbisë tek Dheu i Bardhë.

Kolonat janë shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe. Lexuesit e lajmi.net kanë treguar se pritjet për të hyrë nga Serbia në Kosovë janë deri në një orë.

“Një orë kemi pritur në kolonë, sot pas orës 15:00 për të hyrë në Kosovë nga Serbia. Ndërkohë, shihet që nuk ka kolon në anën e Kosovës për të hyrë në territorin serb”, tha një lexues i cili ka dërguar edhe disa fotografi në redaksinë e lajmi.net.