Kolonët izraelitë, kjo ushtri e heshtur e së keqes

Nga Roald A. Hysa

Ministri izraelit i sigurisë kombëtare Itamar Ben Gvir e ka kërcënuar kryeministrin Beniamin Netanjahu, se do të tërhiqet nga qeveria nëse Hamasi nuk zhduket përfundimisht nga marrëveshja e arritur. Ai thotë se nëse Hamasi vazhdon të ekzistojë pas lirimit të të gjithë pengjeve, partia e tij do të tërhiqet nga qeveria. Një nga politikat më agresive në terma afatgjata të Netanjahut në fushën e sigurisë ka qenë ajo e ngritjes së ngulimeve të reja izraelite përmes kolonëve të rinj.

Kolonët, apo siç njihen ndryshe edhe setlerë, janë zbatimi i një politike vrastare të dëbimit të palestinezëve nga trojet e tyre mijëvjeçare nga grabitësit e sotëm izraelitë. Veprimi i tyre shoqërohet nga buldozerë që shkatërrojnë fshatra të tërë palestineze shoqëruar me zëvendësimin me ngulime të reja me kolonë izraelitë. Një nga mënyrat është blerja e shtëpive nga palestinezët, por kur e gjejnë të mundshme këta setlerë të babëzitur ua vjedhin, apo ua grabisin shtëpitë palestinezëve të pambrojtur. Kjo lloj grabitje shihet edhe nëpër fshatrat palestineze, ku setlerët izraelitë shkojnë dhe ua shkatërrojnë të mbjellat dhe pemët, sidomos ullinjtë. Prandaj edhe paqja duket e largët këto ditë kur këta setlerë çifutë shkatërrojnë me mijëra pemë ulliri.

Drejtuesja më e shquar dhe shpesh e përmendur e lëvizjes së kolonëve (settlerëve) izraelitë, sidomos atyre më radikalë, është Daniella Weiss. Ajo është një aktiviste e kolonëve me ndikim dhe ka shërbyer si ish-sekretare e përgjithshme e lëvizjes Gush Emunim. Aktualisht, ajo është kreu i lëvizjes së kolonëve Nachala.

Qëllimi kryesor i Nachala është rritja e vendbanimeve hebraike dhe shtrirja e sovranitetit izraelit mbi të gjithë Bregun Perëndimor (Judea dhe Samaria) dhe Rripin e Gazës.

Daniella Weiss njihet edhe me nofkën “Nëna e Zotit” (Godmother) e lëvizjeve të kolonëve izraelitë.

Weiss është një figurë kyçe dhe avokate e zjarrtë e vendosjes së kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor dhe kohët e fundit ka bërë thirrje për vendosjen e kolonëve edhe në Rripin e Gazës.

Ndërkohë që Gaza po përjeton një shkatërrim total në godinat dhe ndërtesat e ndryshme civile e njohur kjo nga organizmat më të mëdha të të drejtave njerëzore si formë gjenocidale, nga ana tjetër Danielle Weis kërkon vendosjen e ngulimeve të reja në Rripin e Gazës.

Francesca Albanese, si Raportuese Speciale e OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të pushtuara, që nga viti 1967, e konsideron zgjerimin e kolonive si një komponent kyç të asaj, që ajo e quan një “projekt kolonialist-vendosës” (settler-colonial project) izraelit.

Në raportin e saj të paraqitur në mars 2024, ajo theksoi se afërsisht 24,300 njësi banimi brenda vendbanimeve ekzistuese izraelite në Bregun Perëndimor, Zona C, u avancuan ose u miratuan nga qeveria izraelite gjatë periudhës së raportimit të saj. Ky ishte numri më i lartë i regjistruar, që nga fillimi i monitorimit në vitin 2017.

Tashmë është e qartë, që shkatërrimi i Gazës dhe dëshira e madhe e Danielle Weiss për koloni të reja aty, na e kthjellon tablonë. Francesca Albanese, me shifra të sakta e nxjerr dukshëm këtë grykësi e mentalitet vrastar të pushtetit grabitqar izraelit. Po ashtu Netanjahu dhe Ben Gviri kërkojnë me çdo kusht ta zhdukin Hamasin në këto orë të nxehta, kur bota me dëshpërim po kërkon paqe dhe misioni i vendeve të tilla si Katari, Turqia apo Arabia Saudite ngjan me një mision të pamundur. A do të ketë paqe në Gaza?